Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Blessa i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës”

Jalen Miller Blessa është shpallur “Ylli i Javës” për javën e 11-të të Superligën e Kosovës.

Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, çmimi i shkoi qendërsulmuesit të Prishtinës, pasi u tha se qetësia që e karakterizoi gjatë ndeshjes iu shpërblye me dy gola.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E pikërisht golat e Blesas ia mundësuan bardhekaltërve të kryeqytetit fitoren në përballje me SC. Gjilani në ‘Fadil Vokrri’, me rezultat 2:1. Kjo ishte fitorja e tretë për FC. Prishtina në këtë edicion, por e para pas shtatë ndeshjeve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Për “Yllin e Javës”, Blesa u shpreh se është shumë i lumtur dhe i emocionuar.

“Ndeshja shkoi shumë mirë, jam shumë i lumtur për bashkëlojtarët e mi. Ne ndihmuam njëri-tjetrin shumë dhe dhamë 100%. Është trajneri i ri dhe strategjia e re. FC Prishtina është një skuadër e madhe dhe ne presim që të luajmë në Evropë. Strategjia e re dhe trajneri i ri po bëjnë që gjërat të ndryshojnë shumë shpejt, por gjithë ekipi do të adaptohet me kohë. Jam shumë i lumtur dhe emocionuar që u zgjodha ylli i javës”, ka thënë ai për FFK-në.