Mbrojtësi i Prishtinës, Bujar Pllana, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Çmimin “Ylli i Javës” që e ndanë FFK-ja, Pllana e ka pranuar të hënën. Futbollisti mitrovicas ishte meritor për fitoren 4:1 të Prishtinës ndaj Trepçës ’89, të shtunën. Shënoi dy gola dhe kishte një asistim.
Ndërkohë, sipas komisionit, nuk ka pasur asnjë gabim në mbrojtje, që është detyra primare e Pllanës. Prishtina është në seri të fitoreve, ndërsa Pllana po shndërrohet në lojtar gjithnjë e më të rëndësishëm.