Skuadra basketbollistike Ponte Prizreni ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit të Prishtinës, Meriton Ismaili.
Ismaili ka nënshkruar me Ponten kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Meriton Ismaili 195 cm së fundi ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës, i njëjti është i rregullt edhe në përfaqësuesen A në basketboll”, thuhet në njoftimin e Pontes të shtunën.
Ky është transferi i parë për sezonin e ri nga skuadra që udhëhiqet nga Arbnor Rifati, të cilët kanë paralajmëruar ardhje të tjera të mëdha.
Ismaili ishte zhvilluar si basketbollist te Prishtina, ndërsa largimi i tij ka lënë opinionin basketbollistik të kryeqytetit të befasuar.