Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore bindëse e Prishtinës

Sigal Prishtina ka vazhduar me fitore në Superligën e basketbollit. Të dielën mbrëma, Prishtina fitoi ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 72:52.

Prishtina ka dominuar nga fillimi dhe nuk ka hasur në vështirësi për të shënuar fitore të re.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brooks Debisschop ka shkëlqyer te Prishtina me 16 pikë e 15 kërcime. Shifra të veçanta kishte edhe Dustin Thomas me 16 pikë e 16 kërcime.

Te Ponte u dallua Meriton Ismaili me nëntë pikë e tetë kërcime.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 21-të.

Prishtina i ka 37 pikë, sa edhe Ylli.

Ndërkohë Ponte Prizreni mbetet në pozitën e parafundit me 28 pikë.