Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Prishtina shënon fitoren e dytë në Superligën e basketbollit

Sigal Prishtina

Klubi i basketbollit, Sigal Prishtina, ka shënuar fitoren e dytë në Supergligën e Kosovës. Prishtina mposhti Borën me rezultat,94:81.

Ndeshja Sigal Prishtina – Bora i takoi xhiros së dytë të elitës së basketbollit kosovar. U zhvillua në palestrën e Pallatit, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Airan Azemi shënoi më së shumti pikë në fitoren e Prishtinës. Ai shënoi 19 pikë, ndërsa pati edhe pesë kërcime e nëntë asistime.

Adrio Bailey e mbylli ndeshjen me 14 pikë, një kërcim e një asistim, kurse me 12 pikë, Prishtinën e ndihmoi edhe Bardh Istrefi. Ai pati edhe një kërcim.

Te Bora me 22 pikë u dallua Rezart Memed. Ai pati edhe tri kërcime e një asistim, derisa nga 17 pikë realizuan Tyson Jackson dhe Grant Singleton.

Edhe Bora shënon fitore të madhe ndaj Sigal Prishtinës Basketboll Bora shënon fitore të madhe ndaj Sigal Prishtinës

Prishtina e kishte fituar në xhiron e parë Golden Eagle Yllin me rezultat 78:76.

Bora e humbi ndeshjen e parë nga Rahoveci 029 me rezultat, 95:84.