Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Bora eliminon Sigal Prishtinën, avancon në gjysmëfinale

KB Bora

Para afro një viti, Bora e Prishtinës e siguroi qëndrimin në elitën e basketbollit kosovar edhe për një edicion tjetër. Bora kishte fituar në dy ndeshjet e plejautit ndaj KEK-ut. 

Një vit më pas historia është krejtësisht ndryshe. 

Të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Bora e eliminoi Sigal Prishtinën pas fitores 101:60 dhe avancoi në gjysmëfinale të plejofit të elitës së basketbollit kosovar. 

Bora e fitoi serinë çerekfinale 2:0. Thellë fitoi edhe në ndeshjen e parë në palestrën “1 Tetori”, 105:67. 

Që në pjesën e parë, Bora bëri shkpëutje të madhe në rezultat, 51:23. 

Edhe Bora fiton thellë ndaj Sigal Prishtinës Basketboll Bora fiton thellë ndaj Sigal Prishtinës

Deri në fund vetëm e ruajti epërsinë dhe iu gëzua fitores me 41 pikë dallim. 

Carlton Bragg Jr i kishte statistikat më të mira në fitore me 12 pikë e pesë kërcime. Jordan Dingle ndërkohë kontribuoi në fitore me 24 pikë, dy kërcime e dy asistime. 

Te Sigal Prishtina vetëm Arbër Sinani dhe Jon Ismajli patën pikë dyshifrore. Sinani e mbylli takimin me 17 pikë, tri kërcime e po aq asistime, kurse Ismajli i shënoi 13 pikë, tri kërcime e një asistim.  

Në gjysmëfinale, Bora tani do të përballet me Bashkimin. 

Edhe Bora kthehet te fitorja, mposht bindshëm Sigal Prishtinën Basketboll Bora kthehet te fitorja, mposht bindshëm Sigal Prishtinën

Bashkimi ishte i dyti në stinorin e rregullt me 48 pikë dhe do ta ketë përparësinë e terrenit vendës.

Bora kishte përfunduar në pozitën e tretë me 42 pikë, ndërsa Sigal Prishtina vetëm në xhiron e fundit e kishte siguruar plejofin nga pozita e gjashtë me 38 pikë.