Vetëm pas vazhdimisht prej pesë minutave është vendosur gjysmëfinalja e katërt e plejofit në basketboll në mes të Borës dhe Bashkimit.
Fitore në fund shënoi Bora e Prishtinës, me rezultatin 104:99. Tani rezultati i serisë është 2:2.
Kështu finalisti i plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll do të vendoset në ndeshjen e pestë që zhvillohet të mërkurën prej orës 19:30 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Bora nisi furishëm dhe çerekun e parë e fitoi 28:10. Prizrenasit u kthyen gradualisht për të barazuar në fund. Koha e rregullt përfundoi 85:85.
Në pesë minutat shtesë, lojtarët e Borës shfaqën më shumë për ta siguruar ndeshjen e pestë dhe vendimtare.
Edhe
Bashkimi fiton në Prizren, i afrohet finales
Tyler Cheese shkëlqeu te Bora me 27 pikë e tetë kërcime. Alex Hunter i kishte 12 pikë, dhjetë asistime e katër kërcime. Lojë të mirë shfaqi edhe Rron Ukaj me 18 pikë e gjashtë kërcime.
Te Bashkimi më i miri ishte Shannon Shorter me 30 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.