Ndeshjen e parë të çerekfinales së plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll, Bora e ka fituar thellë ndaj Sigal Prishtinës.
Ballafaqimi i zhvilluar të dielën në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, përfundoi 105:67. Dueli kthyes do të zhvillohet në mesjavë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra që i shënon dy fitore avancon tutje. Në gjysmëfinale, Bora apo Sigal Prishtina do të luajnë me Bashkimin.
Bashkimi përfundoi i dyti në stinorin e rregullt. Bora ishte e treta me 42 pikë, ndërsa Sigal Prishtina e gjashta me 38 pikë.
Carlton Bragg Jr i kishte statistikat më të mira në fitore me 14 pikë, katër kërcime e një asistim.
Jordan Dingle i shënoi 17 pikë, ndërsa Alex Hunter e Shaquan Jules i realizuan nga 15 pikë.
Dericko Williams ishte më i dalluari te Sigal Prishtina me 15 pikë, pesë kërcime e dy asistime.