Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Prishtina i jep fund serisë prej pesë humbjeve

sigal pr

Sigal Prishtina i ka dhënë fund serisë prej pesë humbjeve.

Të dielën mbrëma në palestrën “1 Tetori”, Prishtina e mposhti skuadrën tjetër kryeqytetase, Borën, me rezultat 77:72. Ndeshja i takoi xhiros së 23-të të Superligës.

Në fakt takimi u vendos vetëm në aksionet e fundit. Të dy skuadrat kërkuan fitoren, por Prishtina e mbylli ndeshjen më mirë për dy pikë të rëndësishme.

Deondre Burns udhëhoqi Prishtinën me 27 pikë, gjashtë asistime e katër kërcime. Altin Morina ndihmoi në fitore me 17 pikë, tri kërcime e dy asistime. Adrio Bailey i kishte 14 pikë e gjashtë kërcime, por edhe shumë topa të humbur e gjuajtje të pasakta.

Te Bora, Shaquan Jules iu kishte 14 pikë e katër kërcime. Jetmir Zeqiri i shënoi vetëm tri pikë, por i bëri plot 12 kërcime e tri asistime. Carlton Bragg i kishte tetë pikë e shtatë kërcime.

Edhe Bora eliminon Sigal Prishtinën, avancon në gjysmëfinale Basketboll Bora eliminon Sigal Prishtinën, avancon në gjysmëfinale

Bora ishte në seri prej tri fitoreve.

Me fitore Prishtina doli në vendin e gjashtë me 32 pikë, një më shumë se Vëllaznimi që bie në të shtatin. Bora është stabile në vendin e tretë me 35 pikë. Peja dhe Ylli janë në pozitat katër e pesë me nga 33 pikë.