Basketboll

Fitore e thellë e Prishtinës në ENBL

Sigal Prishtina

Sigal Prishtina i ka dhënë fund serisë së humbjeve. Por jo në Superligën e Kosovës në basketboll.
Pas tri humbjeve rresht në kampionat, Prishtina të martën mbrëma fitoi në ligën ndërkombëtare ENBL.
Në Pallatin e Rinisë, në praninë e fare pak shikuesve, Prishtina fitoi ndaj Opavas së Çekisë me rezultat bindës, 102:75. 

Deondre Burns u dallua te Prishtina me 27 pikë, shtatë asistime e gjashtë kërcime. Adrio Bailey i kishte 21 pikë e nëntë kërcime. 20 pikë i shtoi Tilemachos Vissariou, ndërsa Arian Azemi realizoi 19 pikë, kurse shtoi gjashtë asistime e tri kërcime.

Opava i kishte katër fitore deri më tani. E pësoi humbjen e parë.

Prishtina tani ka bilanc prej tri fitore e tri humbje. I kishte humbur dy ndeshjet e kaluara në “European North Basketball League”.

Në këtë ligë paraqitet edhe Peja.