Sigal Prishtina ka pësuar difsatë në ligën ndërkombëtare ENBL.
Të martën mbrëma në Pallatin e Sportit, në praninë e pak shikuesve, Prishtina, humbi nga Tindastolli me rezultat 104:98. Fitoren ekipi nga Islanda e arriti pas vazhdimit prej pesë minutash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeondre Burns shënoi më së shumti pikë për Prishtinën. Ai ndeshjen e mbylli me 31 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.
Adrio Bailey pati 27 pikë, 12 kërcime e dy asistime, kurse nga 11 pikë realizuan Don Polloshka dhe Dion Haxhosaj.
Dedrick Basile i realizoi 27 pikë, ndërsa pati edhe pesë kërcime e pesë asistime për mysafirët.
Prishtina tani ka bilanc prej katër fitoreve e tri humbjeve.