Sigal Prishtina ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e pestë të stinorit të rregullt në “ENBL League”. “Bardhekaltrit” të mërkurën mbrëma humbën 99:74 nga skuadra Manchester Basketball.
Sigal Prishtina tani ka tri fitore e dy disfata. Çereku i parë u fitua nga vendësit 25:18, ndërsa Sigal Prishtina reagoi në periudhën e dytë duke fituar 19:16 dhe shkoi në pushimin mes pjesëve me katër pikë disavantazh, 41:37.
Vendësit në pjesën e dytë patën paraqitje shumë të mirë duke fituar 29:20 në çerekun e tretë dhe 29:17 në çerekun e katërt, për fitoren me pikë epërsi.
Te Manchesteri, Max Jones i shënoi plot 31 pikë, ndërsa pati edhe një kërcim e dy asistime. Deondre Burns u dallua te Sigal Prishtina me 23 pikë, tri kërcime e po aq asistime. Klubi i kaltër në këtë ballafaqim pati vetëm tre basketbollistë në bankën rezervë.
Sigal Prishtina ndeshjen e radhës e luan më 9 dhjetor ndaj skuadrës çeke, BK Opava, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.