Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reprezentuesi i Kosovës kalon te Ponte Prizreni

Basketbollisti i Kosovës, Musab Mala, është transferuar te Ponte Prizreni. Klubi prizrenas të dielën ka njoftuar për angazhimin e Malës, që deri më tani ishte te Trepça. Me Trepçën, basketbollisti mitrovicas fitoi Kupën e Kosovës, ndërsa u paraqit në finale të plejofit. 
Mala është rritur te Trepça, ndërsa ka luajtur edhe për Rahovecin, Bashkimin dhe disa skuadra tjera. 27-vjeçari luan në pozitën e fundorit.
Te Ponte presin shumë nga Mala.
“Super-transferimi i skuadrës këtë edicion padyshim do të jetë Musab Mala. Mala me entuziazëm të madh pret debutimin me skuadrën. Por edhe klubi ndihet shumë komod që në radhët e veta ka shtuar një super lojtar e super personalitet”, ka shkruar Ponte Prizreni, që ka paralajmëruar edhe dy të huaj. Klubi prizrenas tashmë ka angazhuar Ivan Koleviqin, Edmond Kryeziun dhe amerikanin Ryan Hughes. Për trajner ka angazhuar Tuncay Bostancin, ndërsa ka vazhduar kontratën me disa prej lojtarëve kryesorë.