Fundori Musab Mala do të jetë pjesë e KB Trepçës për pjesën e mbetur të këtij edicioni. Klubi nga Mitrovica, e ka konfirmuar të hënën Malën, i cili si lojtar është zhvilluar pikërisht te Trepça. Mala para fillimit të këtij sezoni ishte pjesë e Rahovecit, por u largua për t’u kthyer në Mitrovicë.
Te Rahoveci, Mala ka luajtur me një mesatare prej 15 pikëve për ndeshje, ndërsa karrierë në Kosovë ka bërë edhe te Bashkimi e Lipjani.
Te Trepça, Mala do ta bartë fanellën me numrin 4.