Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Redon Ismaili i bashkohet Partizanit

Mesfushori Redon Ismaili ka kaluar te Partizani i Tiranës. Skuadra e madhe tiranase e futbollit të dielën njoftoi se ka firmosur për dy vjet me 21-vjeçarin.

Në marrëveshje është opsioni për vazhdim të bashkëpunimit edhe për një vit tjetër. Ismaili deri më tani ka luajtur për Gjilanin.

Ai është pjesë e U21 të Kosovës, ndërsa i është bashkuar skuadrës tiranase në përgatitje në Antalya të Turqisë.