Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zeqiri vazhdon kontratën me Prishtinën

Dren Zeqiri

Mesfushori Dren Zeqiri ka vazhduar kontratën me skuadrën e Prishtinës.

Prishtina ka njoftuar të shtunën se Zeqiri do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2029.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

22-vjeçari iu bashkua Prishtinës verën e kaluar nga Ramiz Sadiku.

Zeqiri edicionin e fundit me Prishtinën zhvilloi 28 ndeshje në të gjitha garat, derisa kontribuoi me dy gola dhe tri asistime.

“Dren Zeqiri do të vazhdojë të jetë pjesë e Prishtinës deri në vitin 2029, pasi ka vazhduar bashkëpunimin me klubin edhe për tri sezone të tjera. Mesfushori 22-vjeçar shpërblehet pas një sezoni debutues shumë të suksesshëm me fanellën bardhekaltër, ku u shndërrua në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Vazhdimi i bashkëpunimit me Drenin është një tjetër hap i rëndësishëm në ruajtjen e boshtit të skuadrës, ndërsa presim që ai të vazhdojë zhvillimin dhe paraqitjet e tij të mira me fanellën e Prishtinës edhe në sezonet e ardhshme”, shkruan klubi nga kryeqyteti në njoftim.

Prishtina të premten njoftoi edhe për transferimin e Kastriot Selmanit dhe për emërimin e Mentor Zhdrellës si drejtor sportiv.