Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina transferon edhe një futbollist

Drin Bajraktari

Prishtina e ka transferuar të premten në mbrëmje edhe një mbrojtës.

Klubi “bardhekaltër” ka bërë të ditur se e ka transferuar mbrojtësin e talentuar, Drin Bajraktari.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka luajtur për Ramiz Sadikun, Ferizajn dhe Dinamon e Ferizajt.

20-vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave të Kosovës, ka njoftuar klubi i kaltër.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem FC Prishtinës – një klub me histori, traditë dhe ambicie të mëdha. Falënderoj drejtuesit për besimin dhe mezi pres të jap maksimumin për fanellën bardhekaltër dhe për tifozët Plisat”, ka deklaruar Bajraktari për faqen zyrtare.