Futboll

Prishtina firmos me lojtarin e Ramiz Sadikut

Dren Zeqiri

Prishtina ka angazhuar mesfushorin 21-vjeçar, Dren Zeqiri. Ai deri më tani ishte te Ramiz Sadiku, skuadra tjetër prishtinase, që garon në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.

“Është një hap i rëndësishëm për mua dhe do ta jap maksimumin për objektivat që i ka klubit. Do të punoj shumë që të shfaq cilësia e mia në ekip”, ka thënë Zeqiri.

Prishtina është fituese në fuqi e Kupës, ndërsa po përgatitet për gara evropiane.