Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina prezanton Zguron

Vangjel Zguro

Prishtina e ka prezantuar të premten mbrëma mbrojtësin e krahut të majtë, Vangjel Zguron. 

Zguro i është bashkuar Prishtinës në fazën përgatitore në Bolu të Turqisë. 

Ai ka luajtur për Pogradecin, Kukësin, Skënderbeun, Partizanin, Luftëtarin, Bylisin dhe Kamzën në Shqipëri. 

Karrierë ka bërë edhe në Maqedoninë e Veriut me Strugën. 

Në SHBA ka luajtur për skuadra si Chattanooga Red Wolves dhe FC Tulsa.