Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Sigal Prishtina prezanton një basketbollist slloven

David Krizhaniç

Sigal Prishtina e ka prezantuar të martën basketbollistin nga Sllovenia, David Krizhaniç.

Krizhaniç së fundi luajti në ligën sllovene të basketbollit te klubi Rogaska Crystal.

Krizhaniç është 23-vjeçar ndërsa gjatë edicionit 2026/2027 do të paraqitet për klubin e basketbollit Prishtina.

Klubi “bardhekaltër” më herët ka prezantuar edhe disa përforcime për edicionin e ri të Superligës në basketboll.

Me lojtarë të huaj janë përforcuar edhe klubet tjera elitare të Kosovës.