Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari që u paraqit si zyrtar i AKI-së dhe kanosi me armë një person

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se është kanosur me armë nga një i dyshuar i cili gjithashtu është prezantuar si zyrtar i AKI-së.

I dyshuari është arrestuar dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me dy karikatorë dhe 28 copë fishekë për të cilat i dyshuari kishte leje. 

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.