Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hazrollaj huazohet te Tirana

Drilon

Drilon Hazrollaj është lojtari më i ri i Tiranës. Hazrollaj është huazuar te Tirana nga Rapidi i Bukureshtit deri në përfundim të edicionit 2026/27. 

Tirana do ta ketë mundësinë ta blejë kartonin e Hazrollajt në fund të edicionit.

22-vjeçari iu bashkua Rapidit të Bukureshtit nga Malisheva verën e kaluar për gati një milion euro. Kontrata me klubin rumun i skadon në verën e vitit 2028. 

Por sulmuesi i krahut të djathtë nuk pati shumë hapësirë te klubi rumun, duke zhvilluar vetëm 14 ndeshje. Ai nuk luajti shumë për shkak të disa lëndimeve.

“Tirana është një klub i madh me histori dhe mentalitet fitues. Synimi im është të jap kontributin maksimal dhe të fitojmë trofetë që ky klub i meriton. Për këtë fanellë do të jap gjithmonë 100 për qind. Dua që tifozët të shohin në çdo ndeshje përkushtimin dhe dëshirën time për të fituar”, ka thënë ish-lojtari i Malishevës për faqen zyrtare të Tiranës. 

Hazrollja në Kosovë ka luajtur edhe për Ramiz Sadikun.

Artikuj të ngjashëm