Sport

KB Peja prezanton Ismailin

Meriton Ismaili do të jetë basketbollist i ri i skuadrës së Pejës.

KB Peja që në edicionin e kaluar e fitoi titullin e kampionit në elitën e basketbollit kosovar, e ka zyrtarizuar afrimin e Ismailit të shtunën në faqen zyrtare të klubit.

“Meriton Ismaili i bashkëngjitet udhëtimit të KB Pejës në sezonin 2023/2024. Meriton, mirë se vjen në qytetin e kampionit”, shkruhet në njoftimin e KB Pejës.

Në të kaluarën, Ismaili ka luajtur për Sigal Prishtinën, ndërsa në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës prizrenase, Ponte Prizrenit.

Ai pati mesatare prej 9.9 pikëve për ndeshje.