Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni ofron 12 milionë euro për Perishiqin

Bayern Muencheni ka ofruar 12 milionë euro për futbollistin ofensiv kroat Ivan Perishiq, por Interi është duke kërkuar së paku 15 milionë euro, shkruan “Sky Sport Italia”.

Bayerni është duke u interesuar ta transferojë kroatin, por jo për çmimin që po e kërkon Interi. Perishiq stinorin e fundit ishte i huazuar te Bayerni nga Interi. Me klubin bavarez e fitoi Ligën e Kampionëve, Bundesligën gjermane dhe Kupën e Gjermanisë.

Bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë.