Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni planifikon të transferojë Perishiqin

Bayern Muencheni po mendon të shfrytëzojë opsionin për të transferuar sulmuesin anësor kroat Ivan Perishiq nga Interi, njofton “Calciomercato” të martën.

Perishiq aktualisht është i huazuar te Bayerni, ndërsa klubi bavarez ka opsionin për të transferuar atë për 20 milionë euro në verë. Te Interi nuk po presin që Perishiqi të kthehet.
Perishiq ka luajtur 15 ndeshje për Bayernin në Bundesligë këtë stinor, ndërsa ka marrë një lëndim të kyçit të këmbës së fundi.
31-vjeçari në total ka 22 ndeshje këtë edicion, ndërsa ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar tetë të tjerë.

Artikuj të ngjashëm