Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perishiqi rikthehet tek Interi

Ivan Perishiqi do të rikthehet tek Interi.

Mesfushori kroat, që është i huazuar te Bayern Munichu, nuk ka arritur të bindë krerët e klubit ta blejnë kartonin e tij, transmeton KTV.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, lëndimi i lojtarit dhe paraqitjet e fundit kanë bërë që klubi të mos e blejë përfundimisht lojtarin.

Perishiqi ka luajtur 15 ndeshje në Bundesligë dhe ka shënuar katër gola dhe pesë asistime.