Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi synon transferimin e Perishiqit

Ivan Perishiq do të largohet nga Interi. Mesfushori kroat mund të rikthehet në Bundesligë.

Sipas mediave gjermane, për Perishiqin interesim ka shprehur Borussia Dortmundi.

Madje, klubi gjerman ka kontaktuar Interin për ta parë situatën e lojtarit.

31-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2022. Ai këtë sezon u rikthye tek Interi, pas huazimit te Bayern Munichu.

Këtë sezon, Perishiq, në të gjitha garat, ka shënuar dy gola dhe tri asistime.

Artikuj të ngjashëm