Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barella drejt La Ligas

Mesfushori italian, Nicolo Barella, ka gjasa që sezonin e ardhshëm të luajë në Spanjë.

“Tuttomercatoëeb” ka shkruar të premten se interesim për shërbimet e Barellas, ka shfaqur skuadra e Barcelonës.

Është trajneri Xavi Hernandez që po insiston në transferimin e njërit prej mesfushorëve më të vlerësuar në Serie A.

Për ta bindur Interin në lirimin e tij, Barcelona është gati ta ofrojë kartonin e mesfushorit Franck Kessie plus 40 milionë euro dëmshpërblim.

Barella është këtë edicion është njëri prej lojtarëve kyç tek Interi, ekip më të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.

Ai ka tri gola e po aq asistime në 12 paraqitje deri më tani në të gjitha garat.