Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle ofron 60 mln për Barellan

Newcastle Unitedi është futur fuqishëm në garë për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Interit, Nicolo Barella, ka njoftuar të enjten “Football-Italia”.

Madje, thuhet se Newcastle tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Interit për 26-vjeçarin.

Mësohet se për kartonin e tij, ekipi anglez ka ofruar 60 milionë euro dhe po vlerësohet favorit për transferimin e Barellas këtë verë.

Barella është pjesë e Interit prej vitit 2019, ndërsa më herët ka tërhequr edhe interesimin e skuadrës së Liverpoolit.

Edicionin e fundit, reprezentuesi i Italisë ka treguar formë fantastike, ku ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 10 asistime në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2026.

Artikuj të ngjashëm