Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli nuk dorëzohet për Barellan

Nicolo Barella

Drejtuesit e Liverpoolit do ta bëjnë të pamundurën për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit Nicolo Barella për sezonin e ri.

“Daily Mail” raporton të hënën se ekipi anglez është i gatshëm ta rrit ofertën në 70 milionë euro për ta bindur Interin në lirimin e reprezentuesit të Italisë. Interi pati refuzuar ofertën e Liverpoolit prej 50 milionë eurosh për Barellan, i cili është njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar në Serie A.

26-vjeçari edhe këtë sezon ka vazhduar me paraqitje të mira, ku ka shënuar 6 gola dhe ka 7 asistime në të gjitha garat. Barella ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2026.

Artikuj të ngjashëm