Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli ofron 100 mln për Barellan

Nicolo Barella

Mesfushori Nicolo Barella po shihet si përforcimi i madh i Liverpoolit për sezonin e ardhshëm. “Calciomercato” ka shkruar të enjten se Barella mund të transferohet në Angli verën tjetër, pasi Interi ka vendosur ta nxjerrë në shitje italianin.

Liverpooli po shihet favorit për shërbimet e Barellas dhe për kartonin e tij është gati të ofrojë deri në 100 milionë euro. Liverpooli në fillim të vitit të ardhshëm pritet ta kontaktojë Interin dhe t’i bëjë ofertë zyrtare për 26-vjeçarin.

Barella ka kontratë me Interin deri në vitin 2026, ndërsa këtë sezon ka 1 asistim në 10 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Ai është pjesë e Interit prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Cagliari.

Artikuj të ngjashëm