Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi cakton çmimin e Barellas

Interi është i vetëdijshëm për interesimin konkret të Liverpoolit për Nicolo Barellan.

Për shkak të interesimit të “të kuqve” për një prej lojtarëve më të mirë të “nerazzurrëve”, Interi ka vendosur që t’ia vendosë çmimin italianit.

Interi ka bërë me dije se ekipet që dëshirojnë shërbimet e fituesit të Evropianit me Italinë, duhet të shpenzojnë prej 70 deri në 75 milionë euro për ish-mesfushorin e Cagliarit.

26-vjeçari në 30 ndeshje të luajtura këtë edicion ka gjashtë gola të shënuar e shtatë asistime.