Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barella kërkohet nga Liverpooli

Liverpooli është fokusuar plotësisht për ta transferuar Nicolo Barellan e Interit gjatë afatit kalimtar të verës.

Kështu kanë bërë të ditur të enjten mediume të ndryshme në Angli. Mesfushori 26-vjeçar ka treguar paraqitje të mira në edicionin aktual.

Reprezentuesi i Italisë ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me tetë asistime në 39 ndeshje.

Ai më herët karrierë ka bërë edhe te skuadra e Cagliarit në Itali. Barella vlerësohet rreth 70 milionë euro, ndërsa me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Artikuj të ngjashëm