Edicioni 2022/23, sipas të gjitha gjasave, do të jetë i fundit për mesfushorin Nicolo Barella me fanellën e Interit. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të mërkurën se Barella pritet të largohet nga Interi në verën e vitit të ardhshëm.
Mesfushori italian ka kërkuar largimin nga Interi, pasi dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Premier League. Interesimi i ekipeve angleze për Barellan është i madh dhe Interi mund të përfitojë shumë nga shitja e tij.
25-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 70 milionë euro. Ai është pjesë e Interit prej vitit 2020 kurse këtë edicion ka pesë gola e gjashtë asistime në kampionatin italian.