Mesfushori Nicolo Barella pritet të largohet nga skuadra e Interit në fund të këtij edicioni. “Calcioercatoweb” shkruan të premten se mesfushori italian do ta vazhdojë karrierën në Angli sezonin e ardhshëm.
Chelsea do të bëjë ofertë zyrtare për Barellan, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit londinez. Për transferimin e tij verën e ardhshme, Chelsea do të ofrojë mbi 60 milionë euro. 25-vjeçari është njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar në Serie A.
Ai këtë edicion ka dy gola e po aq asistime në tetë paraqitje në të gjitha garat për Interin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.
Artikuj të ngjashëm