Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea synon edhe Barellan

Krerët e Chelseat po synojnë transferimin e reprezentuesit të Italisë, Nicolo Barellas. “Calciomercato” ka bërë të ditur të mërkurën se ekipi anglez po bën gati ofertën për Barellan, i cili sezonin e shkuar ishte ndër më të dalluarit tek Interi.

Thuhet se Chelsea do të ofrojë 70 milionë euro për ta bindur Interin për lirimin e tij. 25-vjeçari është pjesë e Interit prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Cagliari dhe është ndër mesfushorët më të vlerësuar në Serie A.

Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2026. Sezonin e fundit Barella pati 4 gola e 13 asistime në 47 paraqitje në të gjitha garat.