Mesfushori Nicolo Barella pritet së shpejti ta rinovojë kontratën me skuadrën e Interit, ka njoftuar të mërkurën “Gazzetta dello Sport”. Bëhet e ditur se Barella ka nisur negociatat me Interin dhe marrëveshja mes palëve mund të finalizohet deri në fund të këtij viti.
Me rinovimin e kontratës, Barella do të jetë pjesë e Interit deri në vitin 2028 dhe do të ketë pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh.
Aktualisht, ai merr pesë milionë euro në vit me kontratën aktuale, e cila i skadon në verën e vitit 2026. Këtë edicion, Barella ka 1 asistim në 16 paraqitje ndërsa është pjesë e Interit prej vitit 2020 dhe ka të fituar një titull kampioni të Italisë.
Artikuj të ngjashëm