Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kessie zgjedh Interin

Mesfushori Franck Kessie do të rikthehet në kampionatin italian, pasi këtë verë do t’i bashkohet skuadrës së Interit. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të hënën se Kessie ka zgjedhur Interin, ekip me të cilin parimisht ka arritur marrëveshje.

Ai do të largohet në verë nga Barcelona dhe Interi tashmë është në negociata për transferimin e tij.

Mësohet se Interi ka ofruar 40 milionë euro për Kessien, i cili ka kontratë me Barçën deri në vitin 2026. Ai me Interin do të firmosë kontratë deri në vitin 2029 dhe do të ketë pagë vjetore deri në 6 milionë euro.

24-vjeçari iu bashkua Barcelonës verën e shkuar si lojtar i lirë, ndërsa këtë edicion ka 3 gola e 3 asistime në të gjitha garat. Ai karrierë në Itali ka bërë edhe te Milani e Atalanta.

Artikuj të ngjashëm