Mesfushori Franck Kessie është futbollisti i radhës që do të largohet nga futbolli evropian për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.
Kessie do të jetë pjesë e skuadrës Al-Ahli, me të cilën tashmë ka arritur marrëveshje dhe po e pret finalizimin e transferit. Ai tek ekipi saudit do të transferohet nga Barcelona, ekip që tashmë ka pranuar ofertën e Al-Ahlit.
Për kartonin e Kessiet, Al-Ahli do të paguajë 15 milionë euro, ndërsa 26-vjeçari do të firmos kontratë trevjeçare dhe do të ketë pagë vjetore prej 20 milionë eurosh.
Ai iu bashkua Barcelonës verën e shkuar, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Itali, ku ka luajtur për Atalantan e Milanin.
Në garë për shërbimet e tij, ishin edhe Juventusi e Tottenhami por në fund, Kessie zgjodhi pagën e majme tek Al-Ahli.