Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami me ofertë për Kessien

Tottenhami është futur në garë për mesfushorin e Barcelonës, Franck Kessie, ka shkruar “AS” të enjten. Madje bëhet e ditur se Tottenhami tashmë ka kontaktuar Barcelonën dhe ka bërë ofertë zyrtare për 26-vjeçarin. Thuhet se ekipi anglez ka ofruar 35 milionë euro për Kessien, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.

Kessie verën e shkuar iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Te klubi spanjoll nuk llogaritin në shërbimet e tij dhe janë të gatshëm ta shesin në fund të sezonit.

Kessie, i cili ka luajtur edhe për Milanin e Atalantan në Itali, këtë sezon ka 2 gola e 3 asistime për Barçën në të gjitha garat. Krahas Tottenhamit, interesim për Kessien ka shfaqur edhe Interi.

Artikuj të ngjashëm