Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli monitoron Kessien

Skuadra e Liverpoolit po e monitoron situatën e mesfushorit Franck Kessie te Barcelona, ka njoftuar “Daily Mail” të hënën. Kessie pritet të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit spanjoll për të ardhmen.

Mësohet se Liverpooli ka bërë gati një ofertë prej 40 milionë eurosh për kartonin e 26-vjeçarit, i cili po kërkohet me ngulm edhe nga Interi.

Kessie ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, ndërsa ekipit spanjoll iu bashkua verën e shkuar si lojtar i lirë. Në edicionin e tij të parë në Spanjë, Kessie shënoi 3 gola dhe asistoi po aq herë në të gjitha garat për Barcelonën. Para se ti bashkohet Barcelonës, Kessie karrierë në Evropë ka bërë edhe te Milani, Atalanta e Cesena.