Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kessie drejt Anglisë

Mesfushori Franck Kessie pritet që karrierën ta vazhdojë në Angli, ka njoftuar “Mundo Deportivo” të hënën. Bëhet e ditur se Barcelona ka marrë dy oferta zyrtare për mesfushorin, i cili nuk ka pasur minutazhë të madhe këtë edicion.

Aston Villa dhe Fulhami janë ekipet që po interesohen për Kessien dhe për transferimin e tij gjatë janarit kanë ofruar 25 milionë euro. 25-vjeçari para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Barçës si lojtar i lirë dhe firmosi kontratë deri në vitin 2026.

Këtë edicion, ai ka shënuar vetëm një gol në 13 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm