Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami me ofertë për Kessien

Tottenhami i ka bërë ofertë zyrtare Barcelonës për mesfushorin Franck Kessie. “The Sun” shkruan të enjten se Tottenhami ka ofruar 15 milionë euro për Kessien, të cilin po synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

Te Tottenhami po e shohin Kessien si përforcim të duhur për mesfushën, pasi 26-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez.

Ai iu bashkua Barçës para fillimit të këtij sezoni si lojtar i lirë, ndërsa deri më tani ka regjistruar vetëm 13 paraqitje në të gjitha garat. Kessie është i gatshëm të largohet nga Barcelona dhe Tottenhami po llogaritet favorit i madh për transferimin e tij. Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.