Tottenhami është i vendosur të nënshkruajë me Franck Kessien në afatin kalimtar të janarit. Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me krerët e Milanit për të parë mundësinë e transferimit të Kessiet.
Kessie do të largohet nga Milani pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës, e cila i skadon në qershor të këtij viti.
Tottenhami raportohet se i ka ofruar lojtarit pagë prej 6.5 milionë euro në sezon për ta bindur të transferohet në Londër.
Artikuj të ngjashëm