Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami nuk heq dorë nga Kessie

Tottenhami nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Milanit, Franck Kessie.

Sipas “The Telegraph” drejtuesit e klubit anglez e dëshirojnë me çdo kusht lojtarin.

Madje londinezët do t’i ofrojnë një kontratë të majme lojtarit për ta bindur të transferohet në Premier Laegue.

25-vjeçari ka qenë i lidhur me një numër klubesh të tjera evropiane, pasi hyri në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij.

Tottenhami do të nisë bisedimet edhe me Milanin për të gjetur një marrëveshje për Kessien.

Kessie nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe në verë mund të largohet nga “Rossonerët” si futbollist i lirë.

Artikuj të ngjashëm