Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami favorit për Kessien

Ekipi nga Premier League, Tottenhami po shihet si favorit për transferimin e mesfushorit të Milanit, Franck Kessie. “Calciomercato” ka njoftuar të premten se Tottenhami në parim ka arritur marrëveshje me Kessien dhe po negocion me skuadrën Milanin për transferimin e tij.

Skuadra angleze po synon transferimin e Kessiet gjatë afatit kalimtar të janarit pasi mesfushori ka refuzuar rinovimin e kontratës me Milanin që i skadon në fund të sezonit.

25-vjeçari këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asistim në 21 paraqitje për Milanin në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm