Barcelona ka konfirmuar se është arritur marrëveshja zyrtare për shitjen e Franck Kessiet te klubi i Arabisë Saudite, Al-Ahli.
“FC Barcelona dhe Al-Ahli kanë arritur marrëveshje për transferimin e Franck Kessiet për 12.5 milionë euro”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Barcelonës.
Kessie iu bashkua Barcelonës në verën e vitit të kaluar, kur u transferua si futbollist i lirë.
Ai ka zhvilluar 43 paraqitje në edicionin debutues për Barçën.
Realizoi tri gola dhe pati tri asistime në të gjitha garat.
Momenti kryesor për futbollistin nga Bregu i Fildishtë mbetet goli i fitores të cilin e realizoi në “El Clasico” në La Liga, në muajin mars.
Ishte gol që e afroi Barcelonën te titulli i kampionit.
مسيرة حافلـة مع الكبار، وللقصة بقية هنـا ??#WelcomeKessié pic.twitter.com/bDlezig1mM
— النادي الأهلي السعودي (@ALAHLI_FC) August 9, 2023