Barcelona po kërkon të gjej një sulmues për të zëvendësuar Luis Suarezin e larguar.
Sipas mediave spanjolle, në listën e dëshirave të klubit është sulmuesi i Real Sociedadit, Alexander Isak.
Sulmuesi 21-vjeçar pas paraqitjeve të mira me Sociedadin ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës.
Sociedadi u ka bërë me dije klubeve të interesuara për sulmuesin, se dëshiron rreth 70 milionë euro dëmshpërblim.
Suedezi Isak ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2024. Ai u transferua vitin e kaluar nga Borussia Dortmundi për gjashtë milionë euro.