Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për sulmuesin e Përfaqësueses së Suedisë, Alexander Isak. “Mundo Deportivo” shkruan të hënën se Barça po synon transferimin e 23-vjeçarit në verën e vitit të ardhshëm.
Mësohet se Isak tek ekipi spanjoll po shihet si zëvendësim për polakun Robert Lewandowski, i cili ka 35 vjet.
Isak e njeh mirë kampionatin e Spanjës, pasi për tri edicione ka luajtur te Real Sociedadi përpara se t’i bashkohet Newcastle Unitedit.
Ai u transferua te Newcastle verën e shkuar për 70 milionë euro dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në verën e vitit 2028. Këtë edicion, Isak ka shënuar 2 gola në 4 paraqitje në Premier League, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Borussia Dortmundi, Willem II dhe AIK-u i Suedisë.