Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali në garë për Isakun

Pas Barcelonës, edhe Real Madridi është futur në garë për sulmuesin e Newcastle Unitedit, Alexander Isak.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja spanjolle “Marca”. Mësohet se Reali po e monitoron reprezentuesin e Suedisë, të cilin po synon ta transferojë në fund të këtij edicioni. Te Reali, Isak po shihet si përforcim i duhur pas paraqitjeve të mira që i ka treguar me fanellën e Newcastlet.

Sulmuesi 24-vjeçar verën e shkuar iu bashkua ekipit anglez, ndërsa këtë sezon ka shënuar 5 gola në 8 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Newcastlen deri në vitin 2028, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Real Sociedadi, Borussia Dortmundi, Willemi e AIK-u.